Ministri Hoxha para komunitetit të biznesit në Vjenë: Jemi të hapur për investime të gjelbra për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë në takimin e biznesit, Maqedoni e Veriut – Austri të mbajtur në kuadër të vizitës zyrtare qeveritare në Vjenë.
Në fjalimin e tij, Ministri Hoxha e prezantoi Maqedoninë e Veriut si një destinacion për investime të gjelbra, duke theksuar mundësitë konkrete në sektorët e menaxhimit të mbeturinave, trajtimit të ujërave të zeza dhe energjisë së rinovueshme.
Veçanërisht u theksuan investimet kapitale në realizim e sipër, siç janë qendrat rajonale të menaxhimit të mbeturinave.
Ministri theksoi kapacitetin teknologjik dhe financiar të Austrisë dhe bëri thirrje për një dialog konkret – midis institucioneve dhe komuniteteve të biznesit – në mënyrë që qëllimet të shndërrohen në projekte konkrete.
“Tranzicioni i gjelbër tashmë po ndodh – pyetja është vetëm se kush do të jetë pjesë e tij. Mendoj se së bashku mund të ndërtojmë diçka të vlefshme – si për ekonomitë tona ashtu edhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat që do të vijnë”, tha Hoxha.