BALFIN për TetovaSot: Samir Mane nuk investon në Tetovë, informacioni nuk është i VËRTET!





Pas publikimit të lajmit se Samir Mane do të investojë në Tetovë në një fshat të vogël, ka reaguar BALFIN Group për portalin TetovaSot. Sipas kompanisë, lajmet që qarkullojnë në Maqedoni nuk janë të vërteta.

“Dëshiroj t’ju informoj se ky informacion nuk është i vërtetë dhe për këtë arsye, ju kërkojmë që ta fshini këtë lajm”, thotë Elian Hoxha nga BALFIN për TetovaSot.

Sipas Hoxhës, nuk ka asnjë plan për investime të tilla në Tetovë.

“Nuk ka asnjë plan nga Grupi BALFIN për një investim të tillë. Nëse do të kishte, ne do të ishim të parët që do ta komunikonim dhe do ta ndanim me mediat dhe publikun”, thotë Hoxha për TS.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo