10 hektarë pyll i ulët i djegur pranë Glazhnjës në komunën e Likovës





Një zjarr i madh, dogji mbi 10 hektarë pyll në zonën e fshatit Glazhnjë, në komunën e Likovës.

Drejtoria Pyjeve te Kumanovës njoftoi se zjarri shpërtheu dje në orën 14:50, duke djegur një pyll të ulët me lisa, shkoza dhe frashër në një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh.

“Zjarri shpërtheu në drejtim të fshatit Dumanoc te Likoves kurse u shua nga Drejtoria e Zjarrfikësve të Kumanovës, me një automjet zjarrfikës dhe katër zjarrfikës, si dhe dy punonjës të Drejtorise së Zjarrfikësve të Kumanovës. Zjarri, i cili po përhapet në drejtim të fshatit Brezë, ende nuk është shuar, sepse terreni është i paarritshëm për automjetet zjarrfikëse”, njoftoi Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave (QRM).

Stacioni Policor i Matejcës raporton se zjarri po lëviz në tre drejtime. Ne drejtim te fshatit Dumanoc, ku ekziston rreziku që dy ferma me lopë të marrin flakë, tjetri drejtë fshatit Goshincë dhe levizja tjeter e zjarrit eshte në drejtim të fshatit Brezë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo