Gjatë kontrolleve të intensifikuara në Tetovë dhe Gostivar, policia ka arrestuar disa persona për drejtim të automjeteve pa patentë:
Në rrugën “101” në Gostivar, u arrestua A.T. (23) nga Tërnovë, i cili drejtonte automjet “Renault” pa patentë.
Në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, u arrestua I.A. (29) nga Gostivari, i cili drejtonte “BMW” pa patentë.
Në Kallnik, pas një aksidenti, u arrestua A.I. (26) nga Novakë, i cili gjithashtu drejtonte automjet pa patentë.
Automjetet janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme.TS