Rektorë dhe profesorë mbështesin Ligjin për arsimin e lartë, pavarësisht vërejtjeve





Pavarësisht kritikave dhe vërejtjeve të shprehura më herët, rektorë universitetesh, akademikë dhe profesorë kanë pranuar Ligjin për arsimin e lartë gjatë prezantimit të tij nga përfaqësuesit e qeverisë. Mbështetja e tyre u shpreh në forma të ndryshme, disa përmes deklaratave publike, ndërsa të tjerë përmes heshtjes.

Rektori i Universiteti Nënë Tereza, Bekim Fetaji, theksoi se institucioni që ai drejton e përshëndet iniciativën për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, duke shtuar se universiteti ka paraqitur edhe propozime konkrete për përmirësimin e tre projektligjeve që lidhen me arsimin dhe kërkimin shkencor.

Nga ana tjetër, prorektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Veland Ramadani, deklaroi se universiteti e mbështet fuqishëm çdo iniciativë që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Sipas tij, ligji përbën një mundësi të mirë për forcimin e sistemit arsimor dhe për harmonizimin e tij me standardet evropiane dhe globale.

Ndërkohë, rektorja e Universiteti Kirili dhe Metodi, Biljana Angellova, vlerësoi se ligji parashikon kritere më të larta për zgjedhjen dhe rizgjedhjen në tituj akademikë, çka sipas saj do të ndikojë në përmirësimin e rangimit ndërkombëtar të universiteteve. Ajo shtoi se me këtë ligj mbrohet autonomia universitare dhe për herë të parë vendoset planifikimi buxhetor pesëvjeçar, duke sjellë stabilitet më të madh në funksionimin e institucioneve.

Ligji për Arsim të Lartë pritet që së shpejti të kaloj në Qeveri e më pas të dërgohet në Kuvend për votim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo