Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve
Ministria e Punëve të Brendshme sot pranoi si donacion nga Mbretëria e Holandës dy furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve.
Sipas njoftimit të autoriteteve, furgonët do të përdoren nga Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migracion.
Gjatë pranim-dorëzimit, të pranishëm ishin zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, dhe ambasadorja e Holandës, Ozlem Xhanel dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit për Transport dhe Mbështetje pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Erik de Brost.