Ministri i jashtëm Timço Mucunski nuk konfirmoi nëse me të vërtetë ambasadori i vendit tonë në Moskë, Nenad Kolev ka shkaktuar incident në komunikacion në gjendje të dehur.
Tha se informacioni i tillë është publikuar nga një portal i dyshimtë i cili sipas tij, punon në interes të vendeve të treta. Incidenti thotë se ka ndodhur para dy viteve por për detaje ka kërkuar deklaratë zyrtare nga vet ambasadori Kolev.