Gjykata Penale: Një dënim për Gruevskin është vjetruar, dy aktgjykime mbeten aktive





Gjykata Penale e Shkupit ka publikuar informacione në lidhje me rastet që lidhen me ish-kryeministrin Nikola Gruevski. Gjykata Penale njoftoi se dy urdhër-arreste për ekzekutimin e sanksioneve janë aktualisht aktive kundër të dënuarit Nikolla Gruevski.

Vendimet e mëposhtme të njohura si: “Dhuna në Qendër”, me vendimin K.br. 1904/16, për të cilin është ngritur çështje për ekzekutimin e dënimit me burg KUIKP 1094/21, për një periudhë prej 1 viti e 6 muajsh, ekzekutimi i të cilit skadon më 10.09.2027; si dhe çështja e njohur si “Vendet në Vodno”, me vendimin KOK 63/21, për të cilën është ngritur çështje për ekzekutimin e dënimit me burg KUIKP 732/23, me dënim të vetëm me burg prej 9 vitesh, ekzekutimi i të cilit skadon më 14.02.2043″.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo