Inspektoratit i Tregut: Rritje e lehtë e çmimeve të produkteve





Ndërkohë raporti i Inspektoratit të Tregut tregon një rritje minimale të çmimeve të produkteve. Në analizën e 55 produkteve më të shitura në katër zinxhirë marketesh në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill, vërehet se gjatë kësaj periudhe është regjistruar rritje e çmimit të shitjes në masën 0,43%, ndërsa çmimet e furnizimit kanë shënuar rritje prej 1,01%.

Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu ulje të marzhës së fitimit bruto te tregtarët, nga 16,28% në 15,8%. Sipas autoriteteve, një rritje e lehtë prej 0,45% është vërejtur te kosi, djathi, vezët dhe vaji.

Te pijet joalkoolike është evidentuar një rënie prej 1,01%. Te frutat dhe perimet ka ulje prej 0,86%, pavarësisht rritjes së çmimeve të domateve dhe qepëve, ndërsa te produktet bazë higjienike është shënuar rritje prej 1,42%.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, çmimet kanë qenë të moderuara dhe nën kontroll, falë marzhave.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo