Rrogë prej 1 mijë euro nga Çairi, reagon Haqim Ramadani: Vazhdojmë përpara, me kokën lartë





Pasi u publikuan rrogat që merrte nga komuna e Çairit, ka reaguar Haqim Ramadani.

“Shpesh më pyesin pse gjithmonë zgjedh rrugën më të vështirë. Përgjigjja është e thjeshtë, sepse është e vetmja rrugë e ndershme.
Gjithmonë kam luftuar hapur, drejtpërdrejt dhe me përgjegjësi. Kudo që ka qenë e nevojshme, kam qëndruar drejt në emër të qytetarëve, pa kalkulime dhe pa frikë. Asnjëherë nuk kam qenë nga ata që fshihen pas dyerve të zyrave, duke pritur një funksion “të përshtatshëm” dhe duke parë vetëm interesin personal.
Fytyra ime është e pastër. Kam jetuar dhe jetoj nga paga ime, prandaj kam nevojë që edhe sot të punoj për të mbajtur familjen time.
Ndryshe nga disa të tjerë që funksionet i kanë parë dhe i shohin si mjet për pasurim personal, e që sot më atakojnë pse unë qenkam angazhuar dhe punësuar.
Unë qëndroj ballëlartë sepse ndërgjegjen dhe biografinë e kam të pastër, me më shumë se 15 vite përvojë në pushtetin lokal.
E vërteta gjithmonë del në sipërfaqe, ndërsa karakteri njihet pikërisht në kohë të tilla.
Vazhdojmë përpara, me kokën lart!” ka shkruar Haqim Ramadani

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo