Reçica e Madhe ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe mbështetjen e saj ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim, në një kuvend të mbajtur në frymë uniteti dhe angazhimi.
Në këtë takim u bë përzgjedhja e kryetarit të ri të nëndegës, ku besimi i anëtarësisë iu dha Shpëtim Kasamit, i punësuar në Postat e RMV-së. Ai vjen nga një familje me traditë patriotike dhe njihet si aktivist i devotshëm i subjektit.
Kryetari i Degës së Tetovës së BDI-së, Bajram Rexhepi, theksoi se me kuadro të përkushtuara dhe me vizion të qartë, po ndërtohet një strukturë e riorganizuar partiake që synon t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe efikasitet.
Ai shtoi se angazhimi i anëtarësisë dhe besimi në vlerat e organizatës mbeten shtylla kryesore për avancimin e proceseve dhe për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve në të ardhmen.