KORRIDORI I FAMSHËM 8

Savash Veliu

Pse sabotohet korridori 8? Nuk është problem UNESCO, por që Korridori 8 t’i jepet një kompanie tjetër, por është urdhër i Vuçiç për të ndërprer këto punime që sabotohet me vite!?
“Skandaloze, bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiçit, e konfirmon vetë ministri i Sërbisë”!

Dhe sot thuhet se Qeveria po pregaditë teren për prishjen e kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 me Bechtel–Enka, duke rrezikuar pagesë dëmshpërblimi dhe më pas dhënien e projektit një kompanie tjetër të huaj. Për këtë arsye është propozuar që punimet të pezullohen deri në vitin 2027.
Ndërkohë, në terren punimet janë reduktuar mbi 50%, çka shton dyshimet se po krijohet qëllimisht situatë për ndërprerjen e kontratës ekzistuese.
Ky skenar nënkupton vonesa disa vjeçare dhe rihapje të procesit, vetëm që i njëjti aks t’i jepet një kompanie tjetër të huaj dhe të anashkalohet finalizimi i projektit strategjik dhe jetik që favorizon shqiptarët ekonomikisht dhe politikisht.

Tani të japim kuptimin e komplotit të Vërtet, Banjska u komplotua pikërisht për këtë arsye, për të prerë dhe për të marrë kontrollin e Korridorit të 8-të; ky ishte qëllimi, jo për të marrë Mitrovica por për t’u destabilizuar dhe të jet e paqëndrueshme Kosova si shtet sepse: Korridori i 8-të do ta rrëzojë Serbinë, dhe jo vetëm Serbinë, por edhe Rusinë, Greqinë, Kinën dhe shumë vende të tjera që janë dhe kanë qenë kundër Shqipërisë dhe shqiptarisë, peng të panortodoksizmit në tërësi.

Prandaj, ndërtimi dhe punimi i urave të varura u mor përsipër nga Kina, e cila, me urdhër të Vuçiçit, çoi në devijimin më tej të urave në Korridorin 8 dhe mos përputhshmërin e urrave me njëri-tjetrin; kjo u vonua për plot 15 vjet!
Sot në mediat zbulohet se,
Pas më shumë se 12 viteve zvarritje, autostrada Kërçovë–Ohër përballet me një goditje të re. Banka kineze “Exim” ka ndërprerë financimin, duke detyruar shtetin të kërkojë hua nga bankat vendase për të përfunduar projektin që është kthyer në simbol të dështimit infrastrukturor.

Ndërkohë çfarë bën serbia në këtë qëllim, ajo me legjionarët serbë, nëpërmjet klubit Budučnost dhe vatikanistët të Kosovës dhe gazetar, së bashku me partinë pozitare në Shqipëri, po punojnë pa u lodhur për të mbyllur korridorin e 8-të dhe për të eliminuar me sukses ndikimin amerikano-turk në Kosovë, në përputhje me të njëjtin objektiv si marksistët-leninistët në kosovë-maqedoni që iniciuan konfliktin e Kumanovës për të ndërprer punimet e tij në bashkëpunim me pushtetet të kohës që solli rrënimin dhe ikjen e pushtetit proserb të Gruevskit. Në një masë të madhe, ky grup Budučnost, si dora e shtrirë e Krajlëve pro-serbë në territorin shqiptar, minon interesat shqiptare të mbështetura nga partnerë si Turqia dhe Amerika e cila përmbledh dhe Kosovën si qendra e energjetikës së ballkanit perëndimor kundër korridorit 10. Tani e kuptoni pse elementët pro-serbë shqipfolës e shajn pa pushim Turqinë 24/7. Në fakt, ata po e shajn Amerikën në përputhje me interesat e Serbisë dhe Rusisë, të financuar shumë nga fondet pan-ortodokse, përfshirë partitë sllavo-maqedonase, për të dominuar Bota serbe.
Mos harroni; Kina kontrollon portin e Selanikut, nga ku lidhet nëpërmjet Maqedonisë me Serbinë, pastaj me Hungarinë dhe prej andej me Rusinë, prandaj ky është Korridori 10 strategjik ruso-kinez. Korridori 8, nga ana tjetër, është strategjik për turko-amerikanët për sa i përket kontrollit të Ballkanit drejt Italisë e cila kalon midis tokave shqiptare dhe faktorizon ekonomikisht shqiptarët. Këtu thehen shtizat; a do do ndikohemi nga Ruso-Kinezët me faktorin serb apo nga Turko-Amerikanët me faktorin shqiptar!
Nëse merren në konsideratë shqiptarët, ndikimi serb do të ulet dhe kështu fuqia e serbëve, rusëve dhe evropianëve për të drejtuar politik(anët)ën shqiptar do të dobësohet dukshëm pas LDBs në dobi të shqiptarëve.

Për disa, Haga është paksa shumë e vogël!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo