Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është gjetur një mashkull nga Kosova, në Graҫanicë pa shenja jete.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Raporti i plotë:
Graqanicë 12.04.2026 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.