Dy raste të dhunës në familje bëhen të ditura nga raporti i Policisë së Kosovës. Në Prishtinë thuhet se një mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Ndërsa në Lipjan, një femër pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj.
Raporti i plotë:
Prishtinë 12.04.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lipjan 12.04.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.