Zbardhet rasti i organizimit të përleshjeve me qen në Kamnjan, arrestohet edhe një person





Më datë 11.04.2026 në ora 15:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamnjanit, në territorin e fshatit Kamnjan, në vendin e quajtur “Bunarjishte”, kanë privuar nga liria personin S.R. (38) nga po i njëjti fshat, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “torturim i kafshëve” sipas nenit 233 të Kodit Penal, gjegjësisht për përfshirje në ndeshje me qen. Kjo lidhet me ngjarjen e publikuar në buletinin e djeshëm, ku më datë 10.04.2026 në rrugën lokale drejt fshatit Kamnjan, në një automjet “Golf” u gjet një qen i lënduar dhe u privuan nga liria tre persona. S.R. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo