Të gjitha ndërtimet pa leje në Prishtinë do të rrënohen, paralajmëroi Rama





Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen.

Ai ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të demoluar vetë këto ndërtime dhe për të tërhequr materialet, duke shmangur pasoja të mëtejshme.

Rama theksoi se Inspeksioni i Komunës ka vendosur një afat paralajmërues për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, me qëllim që qyteti të bëhet më i rregullt dhe më i sigurt për të gjithë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo