Skënder MULLIQI
Duket qartë së shumë njerëzve të politikës po i shkon përshtati të kemi në vazhdimësi kriza politike !Këta lirishtë mund të quhen politikanë agresivë të cilët për shkak të subjektivizmit dhe dëshirës së tyre për pushtet, nuk shohin , ose nuk duan ta shohin pamjën e përgjithshme , kështu që në vend të bashkëpunimit në zgjidhjen e krizave , ofrojnë zënka , akuza dhe kunder akuza dhe manipulime .Në rastin tonë , keta në kohë krize kan punuar më zell për të përfituar përsonalisht duke lënë anash interesin e qytetarëve dhe të Kosovës.I njejti objektiv , e njëjta distancë!Kjo po dërgon mesazhe katastrofike tek qytetarët, duke i trembur ata për të ardhmen e tyre , një mesazh pashprese dhe mungesë shprese , së do të bëjnë një jetë më të mirë ne vendin e tyre .Ky rreshtim i keq politik e ka futur vendin në rrugët qorre.Disa po ndjekin një politikë krejtësishtë të kundërt të inkuadrimit të Kosovës në strukturat e BE-së!Jam pothuajse plotësisht i sigurt se qytetarët në një situatë të tillë nuk u besojnë atyre që po na fusin në vazhdimësi në kriza politike dhe institucionale , për shkak të cilëve nuk po marrim që sa kohë donacione të mëdha nga Bashkimi Evropian.Nuk po kemi ndryshime pozitive politike , të cilat mundësojnë përfitime të ndryshme ekonomike .Mendoj së është tepruar më gjithqka dhe se të gjithë ata që po I kontribuojnë krizave do të përjetojnë disfatën e merituar.Sjellja e pa përgjegjshme e politikave kombëtare në bashkëpunim më aleatet tanë të ngushtë , nuk I shërben të mirës të shtetit të Kosovës.Korrupcioni i lartë I pas luftës dhe krimi i organizuar janë gangrenë që po e gërryejnë shoqërinë nga brenda.Lufta kunder korrupcionit duhet të jetë një temë e nxehtë për të gjithë , në qdo kohë të ditës apo të natës, pavarësishtë se kush është.Për të korruptuarit nuk ka amnesti.Nuk mund të këtë shtet ligjor nese nuk funksionon apo nuk ekziton ndëshkimi .Gjithmonë duhet të kërkohet që Kosova të jetë më e mirë, e jo e kundërta. Aktualishtë në plan të parë e kemi zgjedhjën e presidentit të vendit.Ditët e afatit po kalojnë dhe ende nuk po shihet në horizont që do të kemi ndonjë marrveshje politike .Me shumë duket së tek blloku opozitarë mbretëron dëshira për të shkuar në zgjedhje shumë të kushtueshme për Kosovën e varfër, më motivacion së LVV nuk do ta këtë më 51 përqindëshin e votave, duke menduar gjithashtu së ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nese i bashkangjitet LDK-së, do ta rangon shumë ma lartë këtë subject politikë në zgjedhjet e reja.Dhe, realisht ekziton një mundësi e tillë , kur dihet se zonja Osmani në dy palë zgjedhje që i kishim kishte pasur sukses të madh në grumbullimin e votave .Kjo mund të jetë një spekulim , por që një mundësi e tillë edhe ekziston.Ndoshta do të ishte mirë dhe për të mirën e vendit të kemi një president jashtë partiak i respektuar nga qytetarët, e ka intelektualë të rangut të tillë.Ne këtë kohë krize globale më luftëra , nuk guxojmë të bëjmë eksprimentime të rrezikshme me vendin, siq po shohim që gadi dy vite , për teke të kushdo qoftë ai. Kosova të mbrohet së është Atdheu i të gjithëve…!