Hristijan Mickoski: Presim ulje të çmimeve të karburanteve pas ndryshimeve të fundit në tregjet energjetike

Kryeministri Hristijan mickovski tha se kërkoj falje për këtë paraqitje sot, në prag të festës së madhe, por ndjej obligim dhe përgjegjësi ta informoj opinionin publik informon Tetovasot .

Si Qeveri, në mënyrë të vazhdueshme po e ndjekim gjendjen në tregjet energjetike dhe bëjmë analiza dhe llogaritje të brendshme për të parashikuar lëvizjet e çmimeve të derivateve të naftës. Sipas këtyre informacioneve, presim që Komisioni Rregullator për Energjetikë të marrë vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës, gjë që konfirmohet edhe me vendimin më të fundit që hyn në fuqi të martën.

Sipas këtij vendimi:

Eurosuper 95 ulet për 1,5 denarë dhe do të kushtojë 82 denarë për litër
Eurosuper 98 ulet për 1,5 denarë dhe do të kushtojë 84 denarë për litër
Dizeli ulet për 2,5 denarë dhe do të kushtojë 95,5 denarë për litër
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 3,5 denarë dhe do të kushtojë 96,5 denarë për litër
Mazuti ulet për 2,084 denarë dhe do të kushtojë 49,227 denarë

Këto çmime janë përcaktuar pa uljen shtesë nga OKTA për partnerët e saj, e cila është 2 denarë për litër për benzinat dhe 3 denarë për litër për dizelin, që do të thotë se çmimet përfundimtare do të jenë edhe më të ulëta.

Në periudhën e kaluar, Qeveria ndërmori hapa konkretë. U mor vendim për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10% dhe këto masa vazhdojnë edhe këtë javë, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e çmimeve me pakicë.

Gjithashtu është bërë harmonizimi i akcizës në bazë të lëvizjeve në bursat ndërkombëtare, ku për ne referencë është bursa italiane. Qeveria tashmë ka marrë vendim për këtë dhe Komisioni Rregullator mund të veprojë për nivelimin e akcizave.

Ne mbetemi shtet që siguron në kohë dhe në mënyrë të sigurt të gjitha sasitë e nevojshme të naftës dhe derivateve për qytetarët dhe bizneset. Ka ditë kur konsumi rritet edhe deri në 30%, madje arrin deri në 2 milionë litra në ditë, që përbën rekord. Megjithatë, ka sasi të mjaftueshme në pikat e karburantit edhe për qytetarët e vendeve fqinje. Ne mbetemi vend me çmimet më të ulëta në rajon.

Edhe një herë konfirmohet suksesi i politikave qeveritare përballë krizës më të madhe energjetike në histori, madje më e madhe se krizat e viteve ‘70 dhe ajo që filloi me luftën në Ukrainë.

Me këto politika kemi arritur të sigurojmë çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon. Gjatë 45 ditëve të fundit kemi arritur të përballemi me sfidat në mënyrë dinjitoze.

Sfida do të ketë edhe në periudhën e ardhshme dhe ato do të analizohen në baza ditore.

Në fund, dua të uroj festën e Pashkëve – Ringjalljen e Krishtit dhe t’u uroj të gjithë qytetarëve paqe dhe lumturi për ta dhe familjet e tyre.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo