Siç mëson Tetovasot, më 10 dhe 11 prill në Shkup janë arrestuar pesë persona, pasi gjatë kontrolleve policore tek ta janë gjetur marihuanë dhe substanca të bardha pluhurore.
Sipas burimeve për Tetovasot, ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse pas dokumentimit të plotë të rasteve.