Rami Mislimi
Që kur VLEN-i hyri në pushtet, mbi 20 kompani të fuqishme shqiptare që konkuronin me punë cilësore dhe me fuqi punëtore përballë atyre maqedonase, sot janë shndërruar në shërbëtorë të tyre.
Në çdo investim të qeverisë, kurrë nuk mund të shohësh kompani shqiptare si bartëse të projekteve.
STENTON është kompani maqedonase që mori ndërtimin e Universitetit “Nënë Tereza” me buxhet prej 40 milionë eurosh., projekt në komunë shqiptare dhe projekt shqiptar.
StTENTON po merr edhe projekte gjigante bashkë me kompani tjera, ndërsa kompanitë shqiptare po bëhen “hizmëqarë” të tyre.
VLEN-i nuk ka fuqi as tek ministrat shqiptarë që të favorizojë kompanitë shqiptare dhe mos flasim tek ministritë ku janë ministra të VMRO-së.
Përpos bllokimit total të kompanive shqiptare, një bllokadë totale e reklamimit po hasin edhe mediat shqiptare nga agjencitë maqedonase të marketingut.
Nga ana tjetër, që dy vite VLEN-i merret me vendosjen se kush do të bëhet sekretar në VLEN dhe kush nënkryetar, ndërsa VMRO po shkel në çdo fushë, pa e bë hesap VLEN-in.
➡️ Edhe një fakt- Kompanitë shqiptare kurrë nuk reklamohen tek mediat shqiptare, por unë nuk gëzohem pse sot ata nuk marrin punë nga shteti. Do të luftojë me mish e shpirtë që kompanitë shqiptare të rriten edhe pse ata japin para mediave maqedonase!