Profesori universitar Arben Taravari njëherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët sot feston ditëlindjen e tij të 53-të.
Arben Taravari lindi më 9 Prill të vitit 1973, në Gostivar nga prindërit Nexhbedin Taravari dhe Arzije Abdiu Taravari. Arsimin fillor e kreu në vendlindje,
Që në shkollë të mesme ai zgjedh drejtimin bio-tekonologjik duke ndjekur për katër vjet këtë drejtim në gjimnazin e Gostivarit.
Studimet universitare i vazhdon në universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup. Megjithëse vitet e fakultetit i kalon në një kohë diskriminuese për shqiptarët, të cilëve rrallë u jepej e drejta për të ndjekur studimet universitare veçanërisht në mjekësi, Taravari spikat si një nga studentët më të talentuar duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera në vitin 1998.
Në vitin 2006 ai specializon dhe disa muaj më vonë po në të njejtin vit edhe magjistron në neurologji duke filluar kështu një rrugëtim të gjatë në këtë fushë. Në vitin 2010 ai mbron doktoraturën duke hulumtuar gjenetikën e sëmundjes së Parkinsonit dhe deri sot është një nga specialistët më në zë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Në vitin 2016 ai zgjidhet si udhëheqës i Departmentit për Migrenë dhe Kokëdhimbje në Klinikën Universitare të Neurologjisë dhe bëhet anëtar i bordit të revistës mjekësore ndërkombëtare “Medicus” dhe “Vox Medici”.
Pasioni për mjekësinë dhe dedikimi ndaj profesionit të tij e kanë bërë Taravarin një nga mjekët e dalluar në Ballkan dhe punimet e tij shkencore dëgjohen dhe vlerësohen lart në shumë shtete të Evropës apo Amerikës.
Në ditëlindjen e tij ai mori shumë urata nga sipmatizant, miq, familjar dhe njerës të rëndomtë.