BDI forcon strukturat në Tetovë, Bakija zgjidhet kryetar i nëndegës në Saraqinë dhe Falisht





Saraqina e Tetovës ka shprehur mbështetje të fuqishme dhe të pakompromis për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), në kuadër të proceseve të brendshme organizative të partisë.

Gjatë ditës së sotme është realizuar përzgjedhja e kryetarit të nëndegës në Saraqinë dhe Falisht, ku në këtë funksion është zgjedhur Nehat Bakija. Ai njihet si aktivist i hershëm i BDI-së, i angazhuar që nga themelimi i saj, si dhe si figurë e respektuar në këto dy vendbanime.

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, theksoi se përzgjedhje të tilla janë pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një strukturë më të fortë dhe më të besueshme partiake.

“Po ndërtojmë BDI-në e së ardhmes me njerëz të përkushtuar dhe me integritet, që e kuptojnë përgjegjësinë si detyrë dhe besimin e dhënë si obligim”, ka deklaruar Rexhepi.

Ky proces konsiderohet si hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të strukturave lokale dhe forcimit të mbështetjes së partisë në rajonin e Tetovës.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo