Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Dega Tetovë, po vijon me procesin e konsolidimit të strukturave të saj në terren. Në mbledhjen e fundit të mbajtur në Malësinë e Tetovës, banorët e fshatit Veshallë kanë zgjedhur kryetarin e nëndegës së tyre.
Në këtë pozicion u zgjodh Zoil Hasani, i cili njihet si një aktivist i dalluar dhe personalitet i respektuar në këtë vendbanim. Përzgjedhja e tij vjen si pjesë e strategjisë së partisë për të fuqizuar zërin e Malësisë së Tetovës në organet vendimmarrëse.
”Malësia e Tetovës meriton vend dhe zë të fuqishëm në vendimmarrje. Strukturat që po ndërtojmë janë garanci për një përfaqësim të denjë dhe do të jenë zëri i vërtetë i qytetarëve,” u theksua gjatë këtij procesi zgjedhor.
Ky aktivitet shënon radhën e radhës së strukturimit të degës së Tetovës, duke synuar një organizim më efikas dhe më afër kërkesave të banorëve të kësaj zone.