Kontrolli i BMW-së zbulon kokainë, kallëzim penal ndaj 30-vjeçarit





Një kontroll rutinë i policisë kriminalistike në Kërçovë ka përfunduar me sekuestrimin e kokainës dhe ngritjen e kallëzimit penal ndaj një 30-vjeçari, raporton Tetovasot.

Sipas MPB-së, M.T. (30) nga fshati Cërvevc u ndalua teksa drejtonte një automjet “BMW” në bulevardin “Çlirimi”, ku gjatë kontrollit policor iu gjet dhe sekuestrua kokainë.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, shkruan Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo