Mickoski: Filloi rikonstruksioni i “Bërsjaçka Buna” në komunën e Shuto Orizares

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë, më lejoni së pari t’ju uroj Ditën Botërore të Romëve – 8 Prillin dhe t’u dëshiroj të gjithë bashkëqytetarëve tanë romë, para së gjithash, sukses në jetë, gjë që është shumë e rëndësishme. Natyrisht, uroj shëndet dhe lumturi, të cilat ua dëshiroj të gjithë qytetarëve. Por, sot është një ditë kur duhet të kujtojmë gjithçka që ndoshta gjatë viteve dhe dekadave të kaluara e kemi lënë pas dore. Të njëjtën gjë ta identifikojmë edhe në të ardhmen, gjithçka që është lënë pas dore ta kompensojmë, pra ta realizojmë, dhe në këtë drejtim është edhe kjo vizitë e sotme këtu në komunën e Shuto Orizares.

Të tregojmë se kjo Qeveri e identifikon komunën e Shuto Orizares dhe dëshiron të ndihmojë në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Kryetari i komunës përmendi se bëhet fjalë për 58 projekte me një vlerë të përgjithshme prej rreth 4.5 milionë euro, afërsisht 275 milionë denarë. Por, përveç projekteve që financohen përmes thirrjes së parë dhe të dytë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, për çka i shpreh mirënjohje ministrit që sot është me ne, kemi projekte që realizohen edhe përmes resorëve të tjerë të Qeverisë, siç është Ministria e Transportit, për çka i shpreh falënderim zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit, gjithashtu falënderoj edhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, i cili së bashku me kryetarin e komunës së Shuto Orizares kontribuon që të kemi plane të qarta për zhvillimin e mëtejshëm të komunës së Shuto Orizares.

Gjithashtu dua t’i shpreh falënderim kryetarit të komunës, Këshillit që mbështet punën e kryetarit, administratës e cila gjithmonë është e gatshme të ndihmojë në realizimin e projekteve të reja, si dhe kolegëve nga Qeveria, sepse pa një koncept tërësor nuk do të mund t’i realizonim këto projekte, për shkak se me ardhjen e pranverës kantieret u rihapën dhe tani kemi rreth një mijë e dyqind pika në mbarë shtetin ku mekanizimi ndërtimor dhe operativa punojnë në realizimin e projekteve nga thirrja e parë dhe e dytë.

Mesazhi im për kryetarët e komunave është që të përgatiten, sepse vitin e ardhshëm sërish do të kemi një thirrje të tillë, vetëm të shohim mundësitë në buxhet, në mënyrë që të mund të realizojnë projekte që do të sjellin vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve në komunat e tyre.

Kështu që kjo është, do të thosha, një bashkëpunim i harmonizuar ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, Qeverisë, komunave, natyrisht edhe qytetarëve. Natyrisht unë pres që në këtë drejtim të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Edhe një herë falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë, qytetarët për durimin dhe tolerancën që po tregojnë gjatë realizimit të këtyre projekteve, sepse kur të përfundojë e gjithë kjo, ato pakënaqësi nga pluhuri i tepërt dhe bllokimet në trafik do të harrohen dhe atëherë do të kemi një infrastrukturë që do të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre.Mickoski: Filloi rikonstruksioni i “Bërsjaçka Buna” në komunën e Shuto Orizares

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo