Goditje ndaj krimit të organizuar: Policia shkatërron grupin e drogës në Shkup, Strumicë dhe Shtip, 7 persona të arrestuar





Sot, më 7 prill 2026, Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, në bashkëpunim me SPB Strumicë dhe njësitë elitare EBR dhe SAE “Tigri”, nën koordinimin e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GOKK), kanë realizuar një operacion të gjerë policor. Qëllimi i këtij aksioni ishte shkatërrimi i një grupi të organizuar kriminal që vepronte në disa lokacione në territorin e Maqedonisë së Veriut, i përfshirë drejtpërdrejt në organizimin, furnizimin dhe shitjen e paligjshme të lëndëve narkotike.

​Pas ndërmarrjes së masave operative-taktike nga punonjësit e policisë, janë privuar nga liria shtatë persona, prej të cilëve katër nga Strumica, dy nga Shkupi dhe një nga Shtipi, ndërsa janë kryer bastisje në 15 lokacione në rajonin e Shkupit, Strumicës dhe Shtipit. Gjatë realizimit të aksionit policor janë siguruar dëshmi materiale, përkatësisht është gjetur dhe sekuestruar drogë, një pistoletë me karikator dhe municion, shtatë automjete pasagjerësh, shtatë aparate celularë, si dhe një shumë e madhe parash të gatshme.

​Ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve përkatëse vazhdon edhe më tej në drejtim të përpunimit dhe ekspertizës së sendeve të sekuestruara, dërgimin e personave para gjyqtarit të procedurës paraprake, si dhe ngritjen e padisë penale në Prokurorinë Publike kompetente për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekurzorëve” sipas nenit 215, paragrafi 3 i Kodit Penal.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo