Qeveria miraton Ligjin për përfaqësim të drejtë! Sali: Parimi Kushtetues bëhet detyrim ligjor për institucionet





Qeveria miratoi sot Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e shndërruar këtë parim kushtetues në detyrim ligjor për të gjitha institucionet shtetërore. Zëvendëskryeministri Bekim Sali deklaroi se ligji vjen pas shfuqizimit të “balancuesit” nga Gjykata Kushtetuese dhe pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të harmonizuar juridikisht.

Ligji parasheh krijimin e një trupi koordinues që do të monitorojë zbatimin, si dhe harmonizimin e legjislacionit brenda 6 muajve. Sipas Salit, qëllimi është eliminimi i paqartësive dhe keqpërdorimeve të deritanishme, si dhe ndërtimi i një administrate profesionale, transparente dhe multietnike.

“Qeveria e miratoi Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke përmbyllur një proces të rëndësishëm që ka kaluar në disa faza dhe që është ndërtuar me kujdes, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias.
Parimi kushtetues I perfaqesimit te drejte dhe adekuat ngrihet ne nivel te materjes ligjore dhe si I tille obligativ per te gjitha institucionet shteterore
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit, u bë edhe më e qartë se shteti nuk mund të vazhdojë më me zgjidhje të pjesshme apo me mekanizma të përkohshëm. Duhej ligj. Dhe sot, pas gjithë këtij procesi, ne kemi një ligj të tillë”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo