Mexhiti: Rikonstruktohet plotësisht rruga “Josif Mihajlloviq” me infrastrukturë të re nëntokësore





Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njofton për përfundimin e rikonstruksionit të plotë të rrugës “Josif Mihajlloviq” në lagjen Dyqanxhik.

Projekti përfshiu rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, duke krijuar bazë të qëndrueshme infrastrukturore për zonën. Në fazën përfundimtare u realizua asfaltimi i plotë i rrugës.

“Nisëm nga baza, duke rregulluar infrastrukturën nëntokësore dhe duke krijuar kushte moderne për banorët. Kjo është qasja jonë – punë që preket, investime që ndihen dhe rezultate që shihen në çdo lagje të Çairit”, u shpreh Mexhiti.

Investimi përfshin një sipërfaqe prej rreth 500 m², duke mundësuar qarkullim më të sigurt dhe më funksional për banorët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo