Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim
Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin RISHTAZI në kohacast!
Sali ka komentuar protestën e sotme duke theksuar se studentët janë
plotësisht në të drejtën e tyre për të protestuar.
“ Si një politikan i ri i cili karrierën e tij politike e ka filluar me
protesta, mendoj se ndoshta jam më i thirruri për të pasur mirëkuptim
për atë që po ndodh sot. Protesta është e drejtë demokratike e cdo
qytetari për të shpreh pakënaqësinë, revoltën, mesazhin e tij. Në mënyrë
publike, për të senzibilizuar opinionin. E kështu me radhë, për një temë
të caktuar. Kam mirëkuptim për studentët, për arsye se ato janë e
ardhmja jonë. Dhe mënyrën se si duan ta realizojnë një përcaktim të
tyre, kërkesë të tyre ndaj politikave shtetërore. Njëra prej formave
është edhe protesta”, deklaroi Sali.
Sali nënvizoi se në këtë rast po flitet për një problem i cili nuk është
zgjidhur tash e 22 vite.
“ Mirëpo, në këtë rast, kisha dashur për opinionin të ndaj një
informacion se kemi komunikim me përfaqësues të studentëve. Dhe më herët
kam pasur edhe takime dhe i kemi njoftuar për mënyrën se si ne këtë
çështje duam ta zgjidhim. Natyrisht, kërkesa e tyre ka qenë të zgjidhet
brenda një kohe më të shkurtër. Por, duke e pasur parasysh se kjo temë
nuk është zgjidhur 22 vite dhe është trajtuar në mënyrë gjysmake dhe ka
mbetur ashtu sic e kemi sot që na krijon hapësirë për të komentuar dhe
implementuar në mënyrë të ndryshme. Na bënë me dije se edhe aso kohe
mesiguri fokusi apo përcaktimi politik nuk ka qenë aq në drejtimin e
zgjidhjes njëherë e përgjithmonë siç dimë ta themi. Në të kaluarën i
kemi pasur diku 6 ministra të një partie politike dhe një ministër të
një partie tjetër. Po të njëjtit koalicion. Që nuk i dimë rrethanat për
cfarë arsye ka mbetur kështu ligji. Dhe sot po mundohemi ta zgjidhim që
edhe studentët ta realizojnë të drejtën e tyre, por edhe ne si politikan
ta arsyetojmë mandatin që e kemi marr ”, deklaroi Sali.
____
Sali: Ne nuk shohim dallime, partner tonë strategjik janë SHBA dhe BE
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim
Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin RISHTAZI në kohacast!
Sali ka komentuar dallimet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të
Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në Iran. Sipas tij,
Maqedonia e Veriut, nuk sheh dallime midis këtyre dy aleancave.
“ Partner strategjik, për shumë tema, siguri, ekonomi e kështu me radhë,
i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu nuk ka dilema. Këtë e
kemi deklaruar gjithë kohës. Kështu do të jetë. Në Unionin Evropian kemi
marrëveshjen e bashkëpunimit dhe jemi pjesë e partneritetit strategjik
për siguri dhe politika ndërkombëtare. Kështuqë ne nuk shohim ndonjë
dallim brenda këtyre dy aleancave”, deklaroi Sali.