Mexhiti: Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Josif Mihajlloviq” në Dyqanxhik





Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses rikonstruimi i rrugës “Josif Mihajlloviq” në lagjen Dyqanxhik.
“Nisëm nga baza. Rregulluam kanalizimin fekal dhe atmosferik, si dhe rrjetin e ujësjellësit, duke krijuar kushte moderne infrastrukturore për banorët e Dyqanxhikut.
Projekti u përmbyll me asfaltimin e plotë të rrugës.
500 m² rrugë tërësisht e transformuar. Lëvizje më e lehtë. Më e sigurt. Cilësi më e mirë jetese.
Kjo është qasja jonë. Punë që preket. Investime që ndihen. Rezultate që shihen në çdo lagje të Çairit”, ka shkruar Mexhiti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo