Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive mbajti Debat Publik
mbi Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Në mbledhje morën pjesë deputetë, avokatë, gjykatës, profesorë universitarë dhe një
pjesë e grupit të punës që e përgatiti këtë Ligj, ndërsa mbledhjen e hapi kryetari i
Komisionit, Lupço Prenxhov, i cili bëri thirrje për debat të argumentuar.
Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë e arsyetoi profesoresha universitare
Aleksandra Deanoska-Trendafillova, e cila është pjesë e Grupit të Punës për përgatitjen
e këtij Propozim-ligji.
Ligji rregullon kompetencën, përbërjen e Këshillit të Prokurorëve Publikë, bazat dhe
procedurën për zgjedhjen, mandatin, ndërprerjen e mandatit dhe shkarkimin e anëtarëve
të Këshillit, si dhe bazat dhe procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorëve
publikë dhe çështje të tjera që lidhen me kompetencat dhe punën e Këshillit.
Në fjalimet e tyre, pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet, qëndrimet,
kritikat dhe vërejtjet e tyre, ndërsa u theksua se ka hapësirë për diskutim dhe përballje
dhe për të nxjerrë më të mirën nga të dyja palët në favor të zgjidhjes ligjore.
Pasi mbaroi lista e folësve, kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov, i falënderoi të gjithë
për praninë e tyre, për propozimet, kritikat dhe mendimet pozitive të dhëna dhe njoftoi se
debati për amendamentet e këtij Ligji do të vazhdojë më 20 prill.


