Janë paguar rreth 94 milionë denarë për rreth 2.430 fermerë





Sot është realizuar pagesa prej rreth 94 milionë denarësh për rreth 2.430 fermerë, si mbështetje financiare në bujqësi.

• 89.465.370 denarë për 2.381 përfitues në kuadër të nënmasës 1.1 – pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për oriz, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025.

• 3.313.888 denarë sipas masës 7 – mbështetje financiare për magazinimin e grurit dhe elbit nga prodhimi vendor.

• 1.060.218 denarë në kuadër të nënmasës 1.1 – mbështetje financiare për orizin (arpë) e dorëzuar, nga Programi për zbatimin e fondit intervent për bujqësinë për vitin 2025.

Prioriteti mbi të cilin po punojmë është rritja e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo