Hoxhë Zekirja Bajrami mbështet studentët: Kërkesat e tyre janë të drejta dhe herët a vonë do të realizohen
“Kush qeveris sot?
Ata të cilët protestonin dhe qëndronin para parlamentit duke brohoritur: Ska universitet për Shqipëtarët, por Shqipëtarët sot i kanë disa universitete.
Të njëjtit sot kur janë në qeveri thonë: Ska provim për Shqipëtarët në gjuhën Shqipe. Sa të mjerë që janë këta që nuk e kuptojnë realitetin.
Shqiptarët kërkojnë të drejtat e veta duke mos ja mohuar askujtë të drejtën që i takon.
Herët ose vonë dëshira e studentëve Shqipëtarë do të plotësohet, por përse jo me dëshirë e vullnet të palës tjetër, por me proteste dhe me këmbëngulje të studentëve të cilët kërkojnë vetëm atë që ju takon e asgjë më shumë.
Ju lumtë Studentë të dashur, edhe pse vonë, por më mirë vonë se kurrë!” ka shkruar Hoxha Zekirja Bajrami