Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka reaguar pas protestave të studentëve në Shkup, duke theksuar se kërkesa e tyre për provim në gjuhën shqipe do të realizohet.
Përmes një postimi në Facebook, Sali u shpreh i vendosur se institucionet do t’i qëndrojnë premtimeve të dhëna ndaj studentëve shqiptarë.
“Studentët shqiptarë do ta japin provimin në gjuhën shqipe dhe ne i qëndrojmë asaj që kemi thënë”, ka shkruar ai.
Nga ana tjetër, ministri Igor Filkov dhe Ministria e Drejtësisë sot deklaruan se nuk do të ketë provim në gjuhën shqipe për studentetët e Jurisprudencës./TS/