Arbër Ademi akuzon Izet Mexhitin: Tentoi ta prishë protestën studentore me provokim





Deputeti i Arbër Ademi ka reaguar ashpër pas protestës së sotme të studentëve në Shkup, duke akuzuar për përpjekje për provokim dhe komprometim të protestës informon Tetovasot.
Sipas Ademit, gjatë protestës, Izet Mexhiti ka tentuar një provokim përmes një aktivisti të tij, Besnik Haliti nga Çair, i cili sipas tij, nuk ishte student.
“Sot, në protestën e studentëve, Izet Mexhiti tentoi një provokim të ulët për kamera nga një aktivist i tij, i quajtur Besnik Haliti nga Dizhoni i Çairit, i cili as student nuk ishte. Qëllimi është i qartë: të komprometohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre”, shkruan Ademi.
Ai më tej shton se tentativa për të njollosur protestën ka dështuar.
“Kur nuk mund ta ndalosh protestën, përpiqesh ta njollosësh. Por, dështuan. Studentët dolën për një të drejtë. VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli”, thekson Ademi.
Në fund të reagimit të tij, Ademi shpreh bindjen se studentët do të fitojnë këtë betejë.
“Studentët do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë”, përfundon reagimi i tij.
Protesta e studentëve vazhdon të marrë mbështetje të gjerë publike, ndërsa tensionet politike rreth saj po rriten gjithnjë e më shumë.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo