Mickoski: Investojmë në arsim me rreth tridhjetë projekte me vlerë mbi një miliard denarë





Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur në pyetjen gazetareske lidhur me atë se sot po hapen salla të reja kirurgjikale në kuadër të sistemit shëndetësor dhe për atë se cili është plani për investimet e paralajmëruara në infrastrukturën arsimore, deklaroi:

„E po, dua të them se, gjithashtu kur bëhet fjalë për shëndetësinë, kemi sinergji edhe me arsimin. Në vijim e sipër është procesi, gjegjësisht kërkesa jonë si Qeveri deri te institucionet financiare ndërkombëtare të cilat duhet të kyçen në procesin e financimit të projektit për përfundimin e Qendrës Klinike, gjegjësisht Spitalit Klinik në Shtip, së bashku me Fakultetin e Mjekësisë dhe konviktin e studentëve atje. Përfundimi i projektit Shtëpia e Shëndetit me veprimtari të zgjeruar në Kërçovë, gjegjësisht Spitalit atje. Dhe normalisht rikonstruksioni i Spitalit Klinik në Tetovë.

„Pres që edhe ky proces të përfundojë këtë muaj dhe të mund të hyjmë tashmë në fazën tjetër. Kështu që rinovimi dhe ndërtimi i të gjitha këtyre projekteve do të jetë vërtet diçka që deri më tani nuk është parë në Maqedoni.

Dhe gjithashtu, kur bëhet fjalë vetëm për arsimin, më lejoni t’ju informoj juve dhe opinionin maqedonas se përmes Ministrisë së Arsimit në këtë moment janë duke u punuar rreth tridhjetë projekte me vlerë më të madhe se një miliard denarë, salla sportive shkollore, po rinovohen shkolla, po ndërtohen të reja, konvikte studentore e kështu me radhë, e kështu me radhë. Kështu që e gjithë ajo e cila, pasi u konsoliduam, vazhduam ta realizojmë, do të përfundohet për kushte më të mira për punë të kuadrit mësimor-arsimor dhe kushte më të mira për mësim të nxënësve dhe studentëve.“

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo