Ka vazhduar marshuta e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po kërkojnë barazi gjuhësore dhe mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.
Protestuesit kanë paraqitur edhe një kërkesë tjetër të qartë, dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, pas deklaratave të tij se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe.
Sipas protestuesve, kjo përbën cenim të të drejtave të studentëve shqiptarë dhe shkelje të barazisë gjuhësore.
“Ne kërkojmë vetëm barazi dhe respektim të të drejtave tona. Gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë e fituar”, u shprehën disa nga studentët gjatë marshutës.
Protesta po vazhdon drejt Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, ku studentët pritet të ndalojnë dhe të përcjellin mesazhet e tyre.
Tetovasot po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet e protestës dhe do të informojë në kohë reale për çdo detaj nga marshuta e studentëve shqiptarë.