Ismet Ajeti vjen nga Bruksel enkas për protestën e studentëve në Shkup





Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup ka mobilizuar mbështetje edhe nga diaspora. Ismet Ajeti ka udhëtuar enkas nga Brukseli për të marrë pjesë dhe për të përkrahur protestën në mbrojtje të gjuhës shqipe.

Në një deklaratë për Tetovasot, Ajeti theksoi rëndësinë e kësaj proteste dhe nevojën për unitet kombëtar.

“Kam ardhur nga Brukseli enkas për të qenë pranë studentëve tanë. Kjo nuk është vetëm një protestë studentore, por një kauzë që i përket të gjithë shqiptarëve. Gjuha është identiteti ynë dhe askush nuk ka të drejtë ta prekë atë”, deklaroi Ajeti për Tetovasot.

Ai shtoi se mbështetja për studentët është obligim i çdo shqiptari, pavarësisht se ku jeton.

“Studentët sot po japin një mesazh të fortë dhe të qartë. Ata po mbrojnë një të drejtë të fituar dhe kjo protestë duhet të dëgjohet kudo”, u shpreh më tej Ajeti.

Protesta e studentëve pritet të mbledhë një numër të madh pjesëmarrësish, ndërsa Tetovasot po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet në terren.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo