Armend Mehaj
Është në interesin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të fokusohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e jo të hapë çështje të panevojshme që na prekin të gjithëve.
Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, dhe këtë realitet nuk mund ta ndryshojë as Serbia, as Rusia, e as Kina.
U bëj thirrje liderëve të partive shqiptare që të bashkohen të paktën në disa pika kyçe, sepse momenti është dhe kërkon përgjegjësi të përbashkët.