Liridona Vejseli: Studentët kanë të drejtë, politikanët të qëndrojnë larg protestës





“Me të vërtetë, studentët kanë të drejtë.
Por ajo që nuk kuptohet është: si është e mundur që funksionarët e BDI-së, të cilët për vite me radhë kanë pasur mundësinë ta zgjidhin këtë problem, nuk e kanë bërë?
Problemi i gjuhës shqipe ka ekzistuar gjithmonë dhe kjo është pranuar edhe nga vetë ata që sot ndryshojnë fjalët. Në shumë ministri, në Qeveri e veçanërisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Drejtësi, shumë herë dokumentet nuk janë pranuar në gjuhën shqipe, as përgjigja e tyre nuk ka qenë në gjuhën shqipe.
Të paktën ne si gazetarë, që jemi çdo ditë në kontakt me institucionet, e dimë shumë mirë këtë realitet.
Ligji për përdorimin e gjuhëve gjithmonë është lënë në vullnet të lirë, e kanë respektuar ministrat shqiptarë, por jo edhe ata maqedonas. Njejtë siç ndodh edhe sot, aspak më mirë s’ka qenë. As atëherë, asnjë ministër apo drejtor nuk u dënua e as u detyrua ta përdor gjuhën shqipe.
Prandaj sot, nuk mund të heshtim edhe kur shohim ish ministrat shqiptarë duke derdhur lot krokodili, sidomos nga ata që për vite kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë.
Përgjegjësia nuk është vetëm e sistemit, por edhe e atyre që kanë qenë brenda tij dhe nuk kanë vepruar.
Studentët meritojnë drejtësi dhe mbështetje të sinqertë! Larg politika edhe ju politikan se na felliqet me vite me genjeshtra!” ka shkruar Liridona Vejseli.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo