Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar një të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, në Kaçanik.
Sipas Policisë, rasti lidhet me ngjarje të datës 09.03.1999, ndërsa pas një pune hetimore dhe grumbullimit të provave, i dyshuari është arrestuar dje.
Gjatë aksionit policor është bastisur edhe prona e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar fishekë, armë, uniformë e MUP-it, si dhe pajisje të ndryshme që mund të shërbejnë si prova materiale.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.