“Nesër (06.04.2026), duke filluar nga ora 12:30, një grup qytetarësh do të organizojë një marsh protestues si shprehje e pakënaqësisë për moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në provimin e jurisprudencës.
Marshi do të zhvillohet në këtë itinerar: nga sheshi “Karposhovo Vostanie”, përgjatë rrugës “11-ti Mart”, duke kaluar përmes Urës së Gurit, më pas vazhdon në rrugën “Nikola Vapcarov” dhe përfundon në rrugën “Dimitrie Çupovski”, para Ministrisë së Drejtësisë.
Për shkak të marshit, trafiku do të devijohet në rrugët përreth.
SPB Shkup – Njësia për sigurinë në komunikacion do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë udhëzimet e policëve të uniformuar” thuhet në kumtesën e MPB-së.