Ndotet lumi Vardar në Gostivar





Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.

Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.

Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.

Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.

Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.Ndotet lumi Vardar në Gostivar

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo