Transporti publik në Shkup ndryshon orarin nga e shtuna





Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkup” informon përdoruesit e transportit publik se nga 4 prilli (e shtunë) do të fillojë të zbatohet një orar i ri për disa linja brenda rrjetit të vetëm të linjave në kryeqytet.

Sipas ndërmarrjes, këto ndryshime bëhen për të harmonizuar orarin me Vendimin për një sistem të integruar tarifor në transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkupit, me qëllim përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit të transportit publik.

Informacionet mbi orarin e ri, duke përfshirë orarin statik sipas linjave dhe orarin sipas ndalesave, i cili do të fillojë të zbatohet nga pasnesër, janë të disponueshme në faqen zyrtare të NQP “Shkup”: https://skopjebus.mk/mk

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo