Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë subjekte që lidhen me SHBA-në në Shqipëri.
”Grupet e lidhura me Iranin mund të përpiqen të shënjestrojnë subjektet e lidhura me SHBA-në ose elementët e opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të shënjestrojnë lokacione të zakonshme, si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Inkurajojmë qytetarët e SHBA-së që të jenë të kujdesshëm,” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada e SHBA-së i ka këshilluar qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri të jenë vigjilentë dhe të ndjekin mediat lokale për lajmet e fundit.
”Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj, rishikoni planet tuaja personale të sigurisë dhe mbajeni telefonin celular të karikuar për raste urgjence,” shtohet më tej në njoftim.