Prof. Dr. Emine Shabani e përfaqësoi Universitetin e Tetovës në një konferencë shkencore ndërkombëtare





Në Universitetin “Eqrem Çabej”-Gjirokastër, më 27 mars 2026, u mbajt konferenca shkencore
ndërkombëtare me temë “Rrugëtimi shkencor i profesoreshë Klara Kodrës mes botës arbëreshe dhe
letërsisë shqipe”, e organizuar në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së saj.
Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga dekania e
Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Emine Shabani, e cila e prezantoi studimin e saj me temë:
“Trashëgimia shkencore, kritike dhe kreative e Klara Kodrës: ndërmjet studimit, interpretimit dhe
krijimit”.
Pjesëmarrja e Prof. Dr. Emine Shabanit në këtë konferencë dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të
Universitetit të Tetovës në promovimin e vlerave shkencore, kulturore dhe albanologjike, si dhe
përkushtimin e tij në forcimin e bashkëpunimit me institucione të rëndësishme universitare dhe
kërkimore në hapësirën shqiptare.
Në konferencë morën pjesë studiues, profesorë dhe kërkues shkencorë nga institucione të ndryshme
, të cilët e vlerësuan lart kontributin e prof. Klara Kodrës në studimet letrare dhe arbëreshe, duke e
cilësuar veprën e saj si një pasuri të çmuar të mendimit kritik dhe të trashëgimisë kulturore
shqiptare.
Në tri seancat shkencore të konferencës u paraqitën kumtesa nga studiues të Universitetit “Eqrem
Çabej”, QSPA-së, Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Institutit Albanologjik të Prishtinës, si dhe
nga institucione të tjera akademike e shkencore.
Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Universiteti i Tetovës riafirmon rolin e tij si një qendër e rëndësishme e
dijes, kërkimit shkencor dhe afirmimit të vlerave kombëtare.

Prof. Dr. Emine Shabani e përfaqësoi Universitetin e Tetovës në një konferencë shkencore ndërkombëtare

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo