Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot rreth orës 17.00 në Shkup, i cili siç shihet aksidenti ka ndodhur para kamerave të Safe City.
Sipas informacioneve fillestare, në përplasjen janë përfshirë tre vetura dhe nuk ka të lënduar përpos dëmeve materiale. Pamjet e kapura nga kamerat Safe City pritet të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.