VMRO paralajmëron bllokimin e investimeve të kompanisë “Hronos Sum” pro-ruse





Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, deklaroi sot se Qeveria e drejtuar nga partia e tij nuk do të lejojë që kompania “Hronos Sum”, e cila rezulton në pronësi të biznesmenit pro-rus Miodrag Davidoviq-Daka, të investojë në sektorin e energjisë, edhe sikur të plotësojë të gjitha kushtet ligjore.

Petrushevski e akuzoi kompaninë dhe pronarin e saj për lidhje të dyshimta me ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe për aktivitet të kundërligjshëm gjatë periudhës së qeverisjes së LSDM-së. Ai përmendi audio-incizime të publikuara në vitin 2020, sipas të cilave Daka kishte dhënë para dhe toka për Zaevin, me qëllim të përfitimit të shërbimeve të caktuara, duke përfshirë angazhime lidhur me referendumin për emrin e Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE nuk do të veprojë si LSDM-ja e Zaevit. Do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore që kompania e Dakës të mos ndërtojë në objektet energjetike, edhe sikur të plotësojë kriteret,” deklaroi Petrushevski gjatë konferencës për media.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur investimet energjetike dhe lidhjet me biznese të huaja janë në qendër të debatit politik në vend

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo