Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër madhështisë, forca Kosovë!





Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se e gjithë Kosova është ende e pikëlluar dhe e mërzitur nga ndeshja e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, shefi i qeverisë tha se nuk duhet harruar që Kombëtarja e Kosovës ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke ‘na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë’, transmeton Klankosova.tv.

“Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu”.

“Fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon sa afër madhështisë jemi. Dhe shpejt, aty do të jemi. Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë! Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe stafit për angazhimin e madh në secilën ndeshje”, ka shkruar Kurti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo