Hoxha: Njoftoj hapjen e debatit publik për shpalljen e Kënetës së Belçishtës si zonë e mbrojtur – Park i Natyrës





Shkup, 30 mars 2026 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, njofton publikun e interesuar se fillon debati publik për shpalljen e Kënetës së Belçishtës si zonë e mbrojtur – Park i Natyrës.

Ministria, në bashkëpunim me Komunën e Debërcës, hap këtë debat për qytetarët, përfaqësuesit e sektorit civil, ekspertët dhe mediat, duke i ftuar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë mbi Projektligjin për shpalljen e Belçishko Bllato si zonë e mbrojtur në kategorinë IV – Park i Natyrës.

Debati publik përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes transparente dhe në mbrojtjen afatgjatë të pasurive natyrore të vendit tonë. Ngjarja është caktuar për më 7 prill 2026 (e martë), nga ora 11:00 deri në 13:15, në sallën e mbledhjeve në Komunën e Debërcës.

Teksti i Projektligjit është tashmë i qasshëm për publikun dhe mund të shqyrtohet në Regjistrin e vetëm nacional elektronik të rregulloreve (ENER): www.ener.gov.mk, si dhe në faqen zyrtare të Ministrisë: www.moepp.gov.mk.

Pjesëmarrjen tuaj në debatin publik mund ta konfirmoni në adresën elektronike: [email protected]

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo